Copyright Info-Kafshet 2010
Kryefaqja
Protected By DHC & KHG=CREW
Gallery
Sondazh
KAFSHET
Te Reja Nga Bota
Profecitë e kafshëve
10 arsye pse duhet te mbajme kafshe
Si njihen kafshet midis tyre?
20 racat më të mira të qenve
Macja kafsha më e hershme e shtëpisë
Kafshet e rralla po pakesohen
Vajza e rralle qe di te bashkejetoje me kasfshet e egra
Kopshti zoologjik,vetem me 6 kafshe
Lista e kafsheve te egra
Kuriozitete per kafshet
Takim me nje ari polar
 

Copyright Info-Kafshet 2010

Vajza e rralle qe di te bashkejetoje me kasfshet e egra


Foto e treguara janë bërë nga prindërit e saj, fotografë të jetës së egër, Sylvie Robert dhe Alain Degré, kur ata jetuan në Afrikë, atje ku famija kaloi 10 vjet duke udhëtuar nëpër kontinent.

Sylvie, e ëma e Tippit, e cila është 52 vjeç, e solli në jetë vajzëne saj në pyjet e Namibisë në vitin1990. Ajo thotë: “Vajza ime ishte një vajzë e vogël me shumë fat. Ajo është lindur dhe është rritur në një botë tërësisht të egër. Është e mrekullueshme të jesh kaq i lirë në natyrë.

Tippi është veçanërisht mikeshë me një leopard të vogël, të cilin e ka quajtur J&B dhe me një elefant, të cilin e ka quajtur Abu. “Ajo nuk kishte frikë. Ajo nuk e konceptonte dot që ishte ndryshe nga Abu. Tippi ishte 18 muajsh kur u takua me elefantin Abu. Shoqëria e tyre është e pabesueshme”, - tregon e ëma.

Kur ishte vetëm 2 vjeç, Tippi mund të kapej pas një feçke elefanti dhe mund të ulej të luante për orë të tëra me këlyshat e luanëve dhe të kërcente me strucat.

Familja u largua për në Francë në vitin 2000, por e ëma e Tippit shton: “Kur ne u rikthyem në Afrikë në 2006, Cindy, një babun, mik i Tippit sapo e pa u lëshua menjëherë drejt saj dhe filloi t’i përkëldhelte flokët. Kjo ishte një gjë shumë e bukur.”

Tashmë, në moshën 18-vjeçare, Tippi ka filluar studimet për kinema në universitetin e Sorbonës në Paris. Por Sylvie thotë: “Vajza ime do të jetë gjithnjë afrikane”.Tippi, vajza e rrallë që di të bashkëjetojë me kafshët e egra





  WebSitet ( Rreklama )  
 



Today, there have been 29 visitors (31 hits) on this page!
 
 
Copyright Info-Kafshet 2010 This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free