Qentë kanë mbytur 13 kafshë në kopshtin zoologjik në Sofje
Sofje, 30 janar- Drejtoria e kopshtit zoologjik të Sofjes ka njoftuar të shtunën se një
numër qensh endacakë ka mbytur 13 kafshë të ndryshme të egra në kopshtin zoologjik të
kryeqytetit bullgar.
Drejtori i kopshtit, Ivan Ivanov, ka thënë se një numër qensh endacakë është futur në
kopsht me ç’rast kanë mbytur 8 krerë dele, katër kaprojë dhe një sorkadhe. Ivanov i ka
thënë medieve se ky sulm i qenëve endacak që ka ndodhur ditë më parë, më saktësisht të
dielën e kaluar, është me përmasa ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur kohët e fundit.
Sipas tij, uria dhe të ftohtit i kanë shtyrë qentë që të sulmojnë kafshët. Kopshti
zoologjik i Sofjës është më i madhi në Bullgari. Ka 1.310 kafshë të 274 llojeve të
ndryshme.
_______________________________
Kafshet me te mira, qente fitojne 6-5 ndaj macevE
Studimi i publikuar ne te perjavshmen “New Scientist” ka vendosur perballe dy llojet, neper 11 kategori te ndryshme
Kush eshte kafsha me e mire midis qenit dhe maces? Nje dileme qe ndoshta mbizoteron prej shekujsh, por qe eshte munduar t’i jape pergjigje e perjavshmja angleze “New Scientist”, sipas te ciles sfida midis qeneve dhe maceve anon me nje avantazh minimal ne favor te pastoreve gjermane, cihahuave e labradoreve. Ne nje total prej 11 sfidash direkte, rezultati eshte mbyllur 6 me 5. Njembedhjete kategori jane vendosur ne analize: nga numri i neuroneve te “gjurma ekologjike” jane matur ne laborator per te fiksuar se kush nga dy miqte e njeriut eshte per t’u konsideruar me superior.
Eshte filluar me nje krahasim mbi trurin, dimensionet e te cilit nuk kane pasur rendesi, pasi sic thuhet ne studim “s’jane nje mase e besueshme inteligjence”. Megjithate, neuronet e maceve mbizoterojne ndaj atyre te rivaleve 300 milione kunder 160 milione. Keshtu, dueli i pare eshte mbyllur 1-0 per macet. Me tej, historia e te qenit kafshe shtepiake per labradorin eshte me e gjate se ajo e maceve (1-1). Lidhja mes kafshes dhe te zotit duket me e forte dhe natyrale te qente (1-2), te cilet gjithashtu duket se kane nje aftesi me te madhe per te kuptuar fjalet, apo veshtrimet qe i dergohen nga njerezit.
Nga ana tjeter, macet jane me “popullore” (2-3) dhe kane aftesi me te larte "komunikimi me tingull" (3-3). Por qente kthehen fitues ne "zgjidhjen e problemeve", te tipit si hapja e dyerve (3-4) dhe ne frontin “stervitje-aftesi” (3-5). E nese macoket triumfojne ne sektorin e “ndjeshmerise” (4-5) dhe te "konsumit me te vogel" (5-5), pika e fundit u ka shkuar qenve per "vlefshmerine", pasi nje kafshe e tille “mund te ruaje, apo te ndihmoje ne gjueti. Pa harruar se mund te nuhase droge e bomba”. Prandaj, ne kohet e sotme nuk mund te krahasohen me nje tip kafshesh qe dine vetem te gjuajne minj…
_______________________________
Qeni me i larte ne bote quhet Giant George dhe jeton ne Tucson ne Arizona se bashku me padronin e vet David Nasser.
Kafsha ka hyre ne Guinness e primateve duke u matur nga veshet deri tek bishti me nje gjatesi qe shkon ne 220 centimetra.
George eshte i larte 109 centimetra nga putra tek shpatullat.
Giant George i mori vendin rivalit te tij Titan, nga Grass Valley ne Kaliforni, me pak centimetra me shume.