Copyright Info-Kafshet 2010
Kryefaqja
Protected By DHC & KHG=CREW
Gallery
Sondazh
KAFSHET
Te Reja Nga Bota
Profecitë e kafshëve
10 arsye pse duhet te mbajme kafshe
Si njihen kafshet midis tyre?
20 racat më të mira të qenve
Macja kafsha më e hershme e shtëpisë
Kafshet e rralla po pakesohen
Vajza e rralle qe di te bashkejetoje me kasfshet e egra
Kopshti zoologjik,vetem me 6 kafshe
Lista e kafsheve te egra
Kuriozitete per kafshet
Takim me nje ari polar
 

Copyright Info-Kafshet 2010

Kafshet e rralla po pakesohen

Kafshët e rralla në Shqipëri janë të rrezikuara të pakësohen

Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, shprehen për ATSH-në specialistë të mjedisit.

Shqetësimin e tyre ata e lidhin me situatën që prej vitesh ka përfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, pelikani dalmat, gjeli i egër, kaprolli, lopa e egër, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshme peshqish, molusqesh, amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.

Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri dhe numri i llojeve të njohur që rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre 50 viteve të fundit mendohet të jetë nga më të lartët në Evropë. 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht, ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit tonë.

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Shqiponjat e detit, vite më parë kanë qenë një lloj i përhershëm si dhe me shumë vende folënizimi në zonën bregdetare si Velipojë, Lezhë, Karavasta, tashmë po shihet vetëm si dimërues. Ndërkohë që kafshë të tjera po largohen nga habitatet e tyre në vendin tonë, si karabullaku i vogël, i cili është zhdukur plotësisht nga ligatinat shqiptare pas shqetësimit dhe prishjes së habitatit të ushqimit.

Humbja dhe copëzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, në mënyrë të veçantë gjatë dimrit, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllëzimi, zhvillimi i bujqësisë, janë faktorët kryesorë të zhdukjes së llojeve të kafshëve ose kërcënim për zhdukjen e tyre. Çdo shqetësim apo formë gjuetie e ushtruar gjatë periudhës së riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofullave, braktisjen e të vegjëlve, madje edhe ndërprerjen e riprodhimit.

Tipet kryesore të ekosistemeve dhe habitateve më të rrezikuara në vendin tonë janë detare, bregdetare (dunat ranore, grykëderdhjet e lumenjve, pyjet aluviane, lagunat dhe liqenet bregdetare), livadhet dhe kullotat alpine, liqenet kontinentale e ata akullnajorë, etj.

Sipas specialistëve të mjedisit, në Shqipëri rreth 122 lloje rruazorësh (27 gjitarë, 89 shpendë, 6 peshq) dhe 4 lloje bimësh në këto 25 vitet e fundit mendohet se kanë humbur mbi 50 për qind të popullatës së tyre, tendencë që është në rritje.





  WebSitet ( Rreklama )  
 



Today, there have been 24 visitors (24 hits) on this page!
 
 
Copyright Info-Kafshet 2010 This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free