Macja kafsha më e hershme e shtëpisë
Macja kafsha shtëpiake më e vjetër
Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka provuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme, gati 9 500 vjeçare.
Duke shkruar në revistën Shkenca, studiuesit francezë thanë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit.
Kjo sipas tyre sygjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat.
Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.